Loading...

Dita e nesërme do të shënojë rënie të ndjeshme të temperaturave. Sipas IGJEUM, temperaturat do të zbresin deri në 14 gradë Celsius në vendet malore, ndërsa maksimalja do të jetë deri në 26 gradë.

Ndërkohë, nuk do të ketë rrezik për zjarre, pasi pritet që e diela të shoqërohet me reshje shiu dhe erëra të forta, kryesisht në zonat bregdetare.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë, dt.13) pritet nivel “I MODERUAR’’ në qarqet Lezhë, Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë dhe nivel “I ULËT” në qarqet e tjera (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara, pritet nivel “I MODERUAR’’ në qarqet: Shkodër (Jug-Perëndim dhe Lindje), Kukës (Qendër), Dibër (Perëndim dhe Lindje), Elbasan (Perëndim dhe Lindje), Berat (Perëndim dhe Lindje), Korçë (Perëndim dhe Lindje).

Nesër (e diel, dt.14) “S’KA RREZIK” për zjarre në pyje.

Loading...
Loading...
Loading...