Loading...

Të gjithë fansat e futbollit e kujtojnë rastin e futbollistit kamerunas, Joseph Minala që u transferua te Lazio vite më parë. Ai thonte se ishte 17 vjeç, por pamja e jashtme e tregonte shumë më të madh.

Një rast i ngjashëm na vjen edhe nga Kenia. Bëhet fjalë për mbrojtësin Joash Onyango, i cili luan me Gor Mahia në Premier Ligën keniane. Në pasaportë mosha e tij është 26-vjeç, por nga pamja fizike ngjan shumë më i madh.

Ai gjithashtu vendosi që të lyente mjekrën e tij përpara Kupës së Afrikës, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se po gënjente për moshën. Imazhet u bënë virale dhe shumë persona në rrjetet sociale, ngritën dyshime.

Ndërkohë përpara ndeshjes me Egjiptin, Onyango rruajti mjekrën dhe pozoi me shokët e ekipit. Keniani nuk është i vetmi futbollist që ka ngritur dyshime për moshëm. Të njëjtat dyshime janë edhe për sulmuesin senegalez Ibrahima Sow, i cili luan me Sevilla U-12.

Një foto e tij duke ndërhyrë në sparkatë ndaj kundërshtarit , po bën xhiron e rrjetit. Sow ka shënuar 29 gola në të gjithë kompeticionet dhe është një nga të rinjtë më të talentuar për momentin.

Loading...
Loading...
Loading...