Loading...

Stadiumi i ri Kombëtar, është drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të inagurohet. Deri tani, e kemi quajtur “Arena Kombëtare”, por në vazhdim nuk do të ketë më këtë emër.

Vendimin e ka marrë Federata Shqiptare e Futbollit e cila nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se kërkon një sponsor për emrin e stadiumit të ri kombëtar.

Ja njoftimi i FSHF-së:

“Federata Shqiptare Futbollit njofton se po kërkon një sponsor për stadiumin e ri kombëtar. E drejta për të qenë sponsor përfshin blerjen e të drejtave të emrit të stadiumit të ri si dhe përfitime të tjera. Çdo kompani e interesuar duhet të përmbushë kriteret bazë që janë:

-Të jetë një kompani me një xhiro prej të paktën 10 milion euro në vit

-Të jetë një kompani që gëzon emër të mirë dhe reputacion të rëndësishëm kombëtar dhe/ose ndërkombëtar

Shitja e të drejtave të emrit do të ketë një afat minimal prej 5 vitesh dhe një çmim dysheme prej 600 mijë euro në vit. Çdo subjekt që vlerëson se përmbush kriteret e mësipërme dhe shfaq interes për ofertën duhet të paraqes një letër për shfaqje interesi deri më datën 15 Gusht 2019.

Shfaqja e interesit do të konsistojë në një letër ku të parashtrohet deklarimi i kompanisë se është e interesuar dhe të paraqitet dokumentacion bazë për xhiron e kompanisë dhe një CV të saj në lidhje me veprimtarinë në vendin tonë apo jashtë tij. Procedurat e mëtejshme të zgjedhjes së kompanisë do ju njoftohen vetëm kompanive që do të shprehin interes, në një moment të dytë”, shkruhej në komunikatën e FSHF-së.

Loading...
Loading...
Loading...