A bank employee counts Euro notes at Kasikornbank in Bangkok October 12, 2010. The Thai government agreed on Tuesday to impose a 15 percent withholding tax on interest and capital gains earned by foreign investors on Thai bonds, the latest bid by an emerging economy to tame its surging currency. From export-dependent Thailand to fast-growing China and Brazil, governments are moving to rein in their currencies as investors, turning their backs on low interest rates in the developed world, pour money into higher-yielding markets. REUTERS/Sukree Sukplang (THAILAND - Tags: POLITICS BUSINESS)
Loading...

Euro ka shënuar rënie edhe gjatë ditës së sotme, pas festës së pushimit të ditës së djeshme, duke zbritur në 122.19 lekë, 0.12 lekë më pak në krahasim me të hënën.

Ky është një tjetër rekord i ri i 12 viteve të fundit, duke zbritur në nivelin më të ulët nga janari 2008. Ndonëse me ritme shumë më të ngadaleta se viti i kaluar, monedha e përbashkët ka vijuar nënçmimin edhe gjatë pjesës së parë të 2019-s, duke rënë me 1.24 lekë, nga fundi i 2008-s.

Ritmet e rënies janë përshpejtuar gjatë qershorit, teksa aktorët e tregut pohuan se pritshmëria për hyrjet në valutë nga shtetasit e Kosovës pas mbarimit të Ramazanit dhe e turistëve të huaj bëri që euro të humbte pikë këtë javë.

Me këto ritme, euro po i afrohet me shpejtësi nivelit më të ulët të të gjitha kohërave, në dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.9 lekë. Tashmë euro është vetëm 1.8 lekë larg këtij niveli.

Me afrimin e sezonit të verës, aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të jetë e dobët për shkak të rritjes së ofertës nga turistët dhe emigrantët.

Historiku i euros

Kur euro doli si monedhë fizike në janar të vitit 2002, u këmbye mesatarisht me 123 lekë, ndërsa dollari amerikan në atë kohë këmbehej në tregun vendas me 140 lekë, teksa në bursa euro këmbehej me 0.88 dollarë.

Më pas monedha e përbashkët filloi të rritej me shpejtësi dhe nga viti 2003, kur euro u barazua dhe e tejkaloi dollarin në bursa, ajo filloi të ishte dhe monedha e preferuar e shqiptarëve, teksa pagesat e makinave, apartamenteve etj u konvertuan nga dollari në euro, siç vazhdojnë edhe sot.

Pasi ishte e dobët në 2007-2008, në rreth 123-124 lekë, euro u rrit me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 15 qershor 2011, preh gati 143 lekësh. Nga 2009-a deri në mesin e 2016-s, euro arriti në një pikë të re ekuilibri në 138-140 lekë.

Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin e pandalshëm, duke zbritur në 135 lekë në fund të 2016-s. Kjo periudhë përkon dhe me kthimin e Shqipërisë në një qendër të kultivimit të kanabisit, që shtoi ofertën për valutë në vend.

Në 2017-n euro vijoi tendencën nënçmuese më të lehtë, duke zbritur në dhjetor në 133 lekë. Kjo tendencë u përshpejtua në 2018-n, e ndihmua dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave, duke bërë që në qershor të atij viti euro të zbriste në 124.17 lekë (niveli më i ulët që nga 2008), duke bërë që Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme për të frenuar rënien e euros, duke blerë direkt dhe indirekt (përmes konvertimit të kapitalit) 463 milionë euro në total. Këto ndërhyrje arritën të frenojnë rënien, por gjithsesi euro e mbylli 2018-n në kuotat e 123.4 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se tendenca nënçmuese afatgjatë e euros lidhet me dy faktorë. Së pari, ofertat e lartë për euro, e ndikuar nga prurjet informale, por dhe nga shtimi i turistëve. Së dyti, një faktor po aq i rëndësishëm është dhe qarkullimi i dobët i monedhës vendase, çka bën që leku të jetë i fortë./Monitor

Loading...
loading...
Loading...