Loading...

Monedha e përbashkët euro po i afrohet me shpejtësi nivelit më të ulët historik të të gjitha kohërave.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë për ditën e sotme, një euro u këmbye me 120.75 lekë.

Euro u nënçmua me 0.59 pikë në raport me një ditë më parë në këmbim me monedhën vendase.

Ekspertët thonë se zhvlerësimi i euros në Shqipëri lidhet më prurjet e larta në valutë të krijuara nga sezoni turistik që është në kulmin e tij dhe prurjet e emigrantëve.

Niveli më i ulët historik i euros në raport me lekun ka qenë gjashtëmujori i parë i vitit 2008, kur një euro u këmbye me 120.4 lekë.

Sipas “Monitor”, euro ka shënuar rënie të ndjeshme në tregun e brendshëm që prej mesit të vitit të 2016, me një rënie prej 16.5 lekësh.

Nga janari i këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me rreth 4 lekë, ndërsa arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë tendencë janë ngadalësimi i qarkullimit të monedhës vendase dhe oferta e lartë në euro.

Loading...
Loading...
Loading...