Loading...

5 pjesëtarë të familje Arapaj nga Cakrani i Fierit jeton në kushte mjaft të vështira ekonomike. Kryefamiljarja bën apel për ndihmë, pasi vetë ajo dhe bashkëshorti i saj i sëmurë nuk mund të ju siguroje bukën e fëmijëve të tyre. Ndërsa frika se banesa mund ti zëre brenda është e madhe.

FIER-5 anëtarë të familjes Arapaj nga fshati Vjosë i Cakranit në Fieri jetojnë në kushte mjaft të vështira ekonomike. Kryefamiljari për shkak të problemeve me shëndetin nuk është i aftë për të punuar duke e vështirësuar më tepër situatën e tyre.

Me lot në sy dhe e mposhtur nga varfëria nëna e 3 fëmijëve, Manushaqe Arapaj tregon që ajo dhe bashkëshorti i saj nuk arrijnë të sigurojë dot as bukën e fëmijëve, pasi janë të pa punë dhe nuk trajtohen as me ndihmë ekonomike. Ndërsa frika se banesa në të cilën ata jetojnë, një ditë mund t’i zëre brenda është e madhe për shkak se godina është mjaft e amortizuar.

“Jam në gjendje të keqe ekonomike. S’kam asnjë të ardhur. Jam shumë keq. Fëmijët shkojnë në shkollë. Herë ju jap bukë me vaj…As edhe një lloj ndihme nuk kam. Na kanë prerë ujin. Jam me kamat vonesë 2 milon lekë. Është shumë e vështirë për të jetuar këtu sepse kemi frikë se mos na bjer tavani. Njëherë i ra fëmijës llaçi në kokë”, tha Manushaqe Arapi.

Në këto kushte kryefamiljarja i bën apel gjithkujt që ka mundësi për ta ndihmuar që edhe fëmijët e saj të jetojnë si të gjithë të tjerët, pasi dimri po ofron dhe në shtëpinë e saj i ftohti hyn nga të katërta anët.

Loading...
Loading...
Loading...