Loading...

Në Tetovë të Maqedonisë ka nisur një projekt të quajtur ” Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”.

Projekti funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor dhe është nismë e klubit feminist, shkruan Express.

Anëtarët e klubit feminist, kanë denoncuar 15 profesorë, të cilët kërkonin favore seksuale në këmbim të notës.

Bëhet fjalë për profesorë nga Universiteti i Evropës Juglindore, Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Nënë Tereza.

Projekti është parashikuar të zgjasë për tre javë me radhë, ndërsa do të mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët, ku panelistët e ftuar do të jenë Besa Arifi, Sibel Halimi, Ahmed Qazimi dhe Safet Neziri.

Ndërkohë gjatë debatit, do të shpalosen edhe rezultatet e një ankete, ku kanë marrë pjesë 300 studentë.

Loading...
Loading...
Loading...