Loading...

Vrasja e biznesmenit grek, Yanniis Makris në Voula, të Greqisë tronditi mbarë opinionin publik. Në fillim u tha se biznesmeni 46-vjeçar ishte ekzekutuar nga një shqiptar për vetëm 5 sekonda.

Po ashtu u tha se shqiptari që e kishte ekzekutuar ishte një vrasës me pagesë, por këto zëra janë hedhur poshtë pasi gjatë ditës së djeshme policia greke ka arrestuar autorin që vrau Yanniis Makris.

Mësohet se ai është një 31-vjeçar me origjinë bullgare. Kurse gruaja e Yanniis Makris, Victoria Caryda dje në darkë gjatë një interviste ka thënë se ata që kanë kryer atentatin janë plehra, ndërsa theksoi se fëmijët e saj vazhdojnë të kërkojnë babin.

Më tej ajo tha:

Çfarë deklarate të bëj unë? Mbeturinat nuk duhet të ekzistojnë në tokë. Këta njerëz janë plehra. Unë nuk e di se çfarë mund të them tjetër. Unë besoj se ajo që do të bëhet, duhet të bëhet në mënyrë të ligjshme. Fëmijët janë gjithmonë në kërkim të tij. Çdo ditë e shoh burrin tim para meje. Fëmijët kërkojnë babanë e tyre çdo dhjetë minuta.”
Kujtojmë këtu se biznesmeni grek u vra brenda makinës tip “Smart”, të cilën e kishte parkuar në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij. Në të shkuarën, ai kishte pasur lidhje me bandat kriminale.

Viktoria Karyda, center, the wife of slain Greek Australian John Macris leaves an Orthodox church after his funeral ceremony, at Voula suburb, south of Athens, Sunday, Nov. 4, 2018. Greek police are investigating the death of a 46-year-old Greek-Australian man who was gunned down in a seaside suburb of Athens. Macris was once the target of an alleged murder plot in Sydney. Australian police did not immediately comment Friday on any potential Australian criminal link to the shooting. (AP Photo/Yorgos Karahalis)

Loading...
loading...
Loading...