Loading...

Protestuesit bllokojnë rrugën kombëtare Elbasan-Peqin-Durrës.
Rreth orës 16.00 protestues të mbledhur nga fshatrat e Cërrikut, Paprrit, Peqinit dhe zona përreth, kanë bllokuar rrugën nacionale tek „Kryqëzimi i Cërrikut“, në fshatin Papërr.
Si pasojë e protestës në të dy kahet e rrugës është krijuar varg i gjatë me automjete të cilët nuk lejohet të lëvizin me përjashtim të urgjencave.
Në distancë ka forca policie të cilat përpiqen të normalizojnë trafikun.
Protestuesit mbajnë në duar parrulla të tilla si „Po hedhim në rrugë prodhimet“, „Bujqësia edo subvencione jo llafe“, „Biznesi i vogël i falimentuar“, „ERTV-ja si Bang-Bangu“, Ministrat e Ramës si Ver Llapa“ etj. Infoelbasani.al

Loading...
Loading...
Loading...