Loading...

Festa e Themelimit të Batalionit Partizan të Dumresë, ka bashkuar PS me LSI-në sot në Cërrik.
Në të njëjtin podium kanë qenë Presidenti Ilir Meta, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Kryetar i Grupit Parlamentar Socialist dhe drejtuesi politik i qarkut Elbasan, deputeti Taulant Balla etj.
Prej kohësh mes Ballës dhe Metës janë këmbyer deklarime të ndërsjellta ndërkohë që është i njohur qëndrimi i Ballës ndaj LSI-së në përgjithësi dhe në rastin e Cërrikut dhe Prrenjasit në veçanti.
Në takimet e zhvilluara Balla është shprehur se ishte gabim që PS mbështeti këta kandidatë në zgjedhjet e kaluara dhe se do të korrigjojë në zgjedhjet e qershorit.
Megjithatë Balla është përshëndetur si me Metën, ashtu edhe me përfaqësues të tjerë në podium.
Në kuadër të kësaj feste Bashkia Cërrik zhvilloi një sërë aktivitetesh sipas programit të mëposhtëm.
Programi festiv 17 Maj 2019!
Me prezencën e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta, Veteranëve të luftës, Deputetëve të zonës si dhe shumë të ftuarve të tjerë, Bashkia Cërrik organizon një sërë aktivitetesh, me rastin e 76- Vjetorit të Themelimit të Batalionit Partizan të Dumresë.
1. Nga ora 8.00 deri në orët e vona të mbrëmjes do të jetë i hapur Panairi i Pranverës i cili organizohet për të katërtin vit radhazi.
2. Në orën 11.00 në qëndër të qytetit do të realizohet ceremonia e vendosjes së kurorave në nderim të dëshmorëve të Batalionit partizan të Dumresë.
3. Në orën 19.30 fillon koncerti festiv në qëndër të qytetit me këngëtarë, dixhej të mirënjohur shqiptar si dhe sfilata e “Miss Universe “.
Të bukurat nga e gjithë bota do të jenë të pranishme gjatë festimeve të mbrëmjes në qytet.
Ju mirëpresim të kalojmë një mbrëmje të këndshme së bashku 😊!

Loading...
loading...
Loading...