Loading...
Fiket zjarri në Krastë, bashkia kërkon ndëshkimin e autorëve.
Pas disa orë përpjekje, është fikur zjarri në Kodër Krastë te Elbasanit. Por bashkia Elbasan u kerkon organeve kompetente qe te identifikojne, kapin dhe vene para pergjegjesise autoret.
ja cfare thote bashkia ne nje publikim ne faqen e saj ne Facebook:
Pas një ndërhyrje të shpejtë dhe angazhimi maksimal, forcat zjarrfikëse dhe të gjithë strukturat e tjera të angazhuara arritën të venë nën kontroll zjarrin në Kodër Krastë.
Tashmë detyrë mbetet angazhimi i institucioneve përgjegjëse për identifikimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Të gjitha të dhënat flasin për zjarrvënie të qëllimshme.
Nuk mund të tolerohet të humbasim pyjet tona, qoftë nga pakujdesia, apo më keq akoma, nga zjarrvëniet e qëllimshme.

Loading...
Loading...
Loading...