Loading...

 

Për rreth 6 ditë Belshi do të kthehet në qytezën më romantike të Shqipërisë.
Buzë liqenit, aty ku sot ngrihet pedonalja e transformuar krejtësisht, do të shfaqen filmat më të fundit nga vendi dhe bota.
Në një ekran gjigand, qytetarë, banorë , por edhe turistë që tashmë vizitojnë çdo ditë Dumrenë, do të kenë mundësi të shijojnë këto netë magjike.
Eventi i titulluar “Open Cinema 2019”, do të nisë në datën 15 qershor dhe do të vazhdoje der në datën 21. Nga ora 20.00 e mbrëmjes deri pas mesnate në orën 01.00 artëdashësit do të kenë mundësi që të shijonë emocionet që të jep ekrani i madh i kinemasë.
Edhe Belshi do të përfaqësohet në këtë event me një film të realizuar nga regjizori i talentuar me origjinë nga ky qytet, Rigers Plaka.
Ky aktivitet organizohet nën kujdesin e kryetarit të bashkisë Arif Tafani dhe Qendrës Kulturore të Bashkisë Belsh.

Loading...
Loading...
Loading...