Loading...
Loading...

Ai ndihet i lumtur me jetën që bën tani, pasi u lodh nga jeta e shtirur që njerëzit e deshën vetëm për të fituar disa lekë nga ai. Majkëll Keroll fitoi 9.7 milionë sterlina (11 milionë euro) në vitin 2002. Fqinjët shihnin në oborrin e tij kameriere të zhveshura lakuriq, që mbanin tabaka me kokainë dhe me pije të shtrenjta.

Britaniku fatlum organizonte orgji me nga tetë vajza njëherësh e mburrej se kishte kryer marrëdhënie me aq shumë femra sa nuk mbahet mend.

Deklarata e Majkëll:

Zgjohesha dhe në çdo dhomë kishte miq që vazhdonin të bënin seks.”
Por tani i është kthyer punës së transportit të drunjve e të qymyrit dhe ka një shtëpi të vogël me qira. Kur fitoi lotarinë, ai ishte i fejuar me Sandra Aitken, e cila ishte shtatzënë në muajin e shtatë, me vajzën e tyre Bruk. Biletën fituese të lotarisë e kishte blerë me 4 sterlinat e fundit që i kishin mbetur nga rroga.

Ai u martua me Sandrën, por ajo e la e neveritur, për shkak të jetës së shfrenuar që kishte nisur të bënte, me kokainë e prostituta. Ajo mori 1.6 milionë euro pas ndarjes.

Pasi mbeti beqar, shtëpia e tij u kthye në një strofull orgjish, me pije të shtrenjta, me nga 2000 sterlina (2200 euro) kokainë në ditë, nga tetë prostituta njëherësh e shokë që i afroheshin për të marrë një copë të qejfit.

Loading...
loading...
Loading...