Loading...

Briken Calja, peshëngritësi që në dy vitet e fundit ka fituar 6 medalje në kampionatin Europian, nëpërmjet një postimi në faqen e ‘facebook’ ka ‘shpërthyer’ në akuza.

Një javë më parë Briken Calja fitoi 3 medalje në kampionatin Europian të Peshëngritjes, duke bërë krenar të gjithë shqiptarët për të dytin vit radhazi, pasi para këtij kompeticioni 29-vjeçari ishte kampioni i trefishtë i Europës në fuqi.

Së fundmi, pavarësisht rezultateve të larta në Batumi të Gjeorgjisë, peshëngritësi ka ‘shpërthyer’ në akuza ndaj të gjithëve. Calja fillimisht e ka me mediat, ndërsa më pas akuzaon edhe një herë shtetin për lënien në baltë, në një moment ku sipas tij duhet të ishin duke e nderuar.

Postimi i Briken Cales në ‘facebook’:

ÇDO TË THOTË 4 MEDALJE ARI DHE 2 ARGJENDI?!

Gjatë dy viteve, 2018 dhe 2019, u arritën rezultate historike për sportin shqiptar dhe për peshëngritjen në veçanti, që deri dje dukeshin të pamundura. Por me punë ia dolëm!

Loading...
loading...
loading...
Loading...