Fjalët na kanë humbur!

28

Teknologjia po ndryshon mënyrën se si lexojmë dhe shkruajmë

Ka një histori të gjatë e të tmerrshme, dhe shpesh të gabuar, ose edhe me paralajmërime të kobshme mbi teknologjitë e reja. Rreth 2500 vjet më parë, Sokrati e përçmoi shpikjen e shkrimit, duke thënë se ai do të na “hajë” kujtimet dhe do të na japë iluzionin e dijes, dhe jo gjësë së vërtetë. Në vitet ‘70, meraku i madh ishte tek përdorimi i makinave llogaritëse nëpër shkolla. Tanimë ka shqetësim mbi ndryshimet në shprehitë në të lexuar dhe shkruar, dhe me arsye, siç sugjerojnë disa studime. Rreth një vit më parë, Pam Myler, një studente PhD në Universitetin e Prinstonit, harroi të marrë laptopin e saj në një leksion, ndaj dhe i duhej të rikthehej momentalisht tek stili i vjetër me laps dhe letër. “U ndjeva sikur mora shumë më tepër nga leksioni i asaj dite” – thotë ajo

Nga Tiffany O’Callaghan*

Ne lexojmë më shumë se kurrë më parë, sipas një studimi, 3 herë më tepër sesa në vitin 1980. Por, po lexojmë në një mënyrë të ndryshme. Hidhini një sy një stacioneve të trenit, dhe ndoshta do të shihni më shumë njerëz duke lexuar tekste në telefonat e tyre celularë dhe tableta, më shumë sesa gazeta apo libra. Por ndërkaq jemi edhe duke shkruar ndryshe. Jo shumë kohë më parë, njerëzit nëpër takime dhe ligjërata, shkruanin plot nerv me stilolapsat e tyre dhe merrnin shënime. Sot, bisedimet dhe prezantimet shoqërohen me “llomotitjen” maniakale të klik-klakut të tastierës së laptopit. Urra – brohorasin disa. Smartfonët dhe tabletat po zgjerojnë botët tona. Ne tashmë kemi në majë të gishtave qasje në bibliotekat e mëdha. Një çlirim i bukur nga tekstet shkollore, pirgjet e letrave me pluhur apo stilolapsave që pikojnë bojë. Megjithatë, të tjerët shqetësohen se përfitimet e teknologjisë dixhitale po vijnë me një kosto.

A mos të gjitha veprimet tona me pajisjet elektronike po e topitin kapacitetin tonë, për një vëmendje të qëndrueshme dhe lexim më të thellë? A ka diçka të veçantë tek lidhja stilolaps – letër, që shtypja me tastierë nuk arrin ta riprodhojë? Natyrisht që nuk ka kthim pas. Ekranet dixhitale janë këtu për të zëvendësuar. Por nëse ata ndikojnë në mënyrën sesi lexojmë dhe shkruajmë, ne kemi nevojë të dimë sesi mund të maksimizojmë përfitimet dhe minimizojmë çdo dobësi. Dhe këtë duhet ta marrim vesh më shpejt, sesa kur të jetë vonë. Në shumë shkolla, ka tashmë një fokus në rritje ndaj librave të shtypur, nganjëherë me koston e mësimdhënies së aftësitë së dorëshkrimit. Do të jenë këta fëmijë më mirë apo më të dobët se të rriturit?

Ka një histori të gjatë e të tmerrshme, dhe shpesh të gabuar, ose edhe me paralajmërime të kobshme mbi teknologjitë e reja. Rreth 2500 vjet më parë, Sokrati e përçmoi shpikjen e shkrimit, duke thënë se ai do të na “hajë” kujtimet dhe do të na japë iluzionin e dijes, dhe jo gjësë së vërtetë. Në vitet ‘70, meraku i madh ishte tek përdorimi i makinave llogaritëse nëpër shkolla. Tanimë ka shqetësim mbi ndryshimet në shprehitë në të lexuar dhe shkruar, dhe me arsye, siç sugjerojnë disa studime.

Rreth një vit më parë, Pam Myler, një studente PhD në Universitetin e Prinstonit, harroi të marrë laptopin e saj në një leksion, ndaj dhe i duhej të rikthehej momentalisht tek stili i vjetër me laps dhe letër. “U ndjeva sikur mora shumë më tepër nga leksioni i asaj dite” – thotë ajo. Studentja ia tregoi këtë përjetim mbikëqyrësit të saj Daniel Openhajmer, aktualisht në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxheles. Disa ditë më vonë, ndërsa Openhajmer po shkruante në mënyrë frenetike mbi lap-topin e tij gjatë një simpoziumi, ai papritmas e kuptoi se ndonëse kishte regjistruar gjithçka që thanë njerëzit, thuajse nuk kishte asnjë ide se çfarë po flisnin ata.

Pra, dy psikologët vendosën të kryenin një seri eksperimentesh, duke krahasuar shënimet e marra me dorë, me shtypjen në një kompjuter portativ. Ata zbuluan se nxënësit që morën shënime me dorë, përgjithësisht e kuptuan më mirë përmbajtjen e një leksioni, dhe madje e kujtonin më shumë. Myler mendon se të shtypësh pa e patur shumë mendjen aty, mund të regjistrosh më shumë materiale, por me koston e të kushtuarit vëmendje. Për shkak se shkruajmë shumë më ngadalë sesa mund të shtypim, shkrimi i dorës, marrja e shënimeve, i detyron njerëzit të punojnë përmes ideve, sesi duhet të dëgjojnë dhe të zgjedhin konceptet që do të shënojnë. A janë shënimet e shtypura me makinë, më të mira për të studiuar? Kur studentëve iu kërkua të rishikonin shënimet e tyre dhe mbi to të zhvillonin një testim pas një jave, mbajtësit e shënimeve më dorë dolën më mirë në provim. “Kjo do të thotë se nëse ju nuk e kuptoni atë për herë të parë, duke kërkuar përsëri mbi shënimet, më vonë nuk do t’ju ndihmojë shumë”- thotë Myler. Ajo mendon se është prirja e studentëve, për të përdorur laptopët që është problematike, në vend se vetë pajisja. Duke përdorur softuerët që kufizojnë shpejtësinë e shtypjes, apo një majë shkruese dhe tabletë, mund të fshihet dallimi, sugjeron Myler.

Edhe para se studimi i saj të publikohej në fillim të këtij viti, ka pasur një lëvizje në rritje në drejtim të ndalimit laptopit në salla leksionesh dhe klasa. Argumenti kryesor është i thjeshtë:Kur ju keni një laptop të hapur para jush, është shumë joshëse për të lundruar në internet, kontrolloni e-mailin apo shikoni videon më të fundit, që ka bërë bujë në rrjet. Befas, ky lloj i detyrave të shumta njëherësh ka dëshmuar se e ka degraduar performancën – dhe jo vetëm për ju, por për ata rreth jush, që mbeten të hutuar ndërsa ekrani juaj paraqet informacione të ndryshme.

Por shpërqëndrimi nuk është vetëm një dukuri vetëm e klasave shkollore. Kjo mund të ndihmojë të shpjegohet, pse shumë studime sugjerojnë se leximi elektronik, ka rezultate më të dobëta në të kuptuarit e tekstit. Madje në qoftë se po e lexoni po në këtë mënyrë një roman, ndërsa nuk jeni i tunduar për të kontrolluar Facebookun, njoftime të ndryshme mund të shfaqen ende në ekran dhe t’iu çorrodisin. Dhe disa libra publikohen tashmë me lidhje videosh apo interneti, pikërisht për të tërhequr vëmendjen.

Natyrisht në tekste elektronike, karakteristika të tilla janë të dashur të ndihmojnë nxënësit të mësojnë. Por disa studime sugjerojnë, se ato mund të shkëpusin vëmendjen. Duke klikuar mbi shumë lidhje, studentët mund të humbasin fillin e asaj që ishin duke u përpjekur të mësonin. Por edhe pa lidhjet që shpërqëndrojnë vëmendjen, ne duket se marrim më pak nga leximi në një ekran. Në epokën e ekraneve me prekje, cilësia e ekran mund të ketë jenë një faktor. Por modelet modernet janë të qëndrueshme, rezolucioni mund të jetë edhe më i lartë sesa shtypja e lirë dhe madhësia e tekstit, mund të përshtatet në çdo gjë që ju përshtatet. Dhe ndërsa disa argumentojnë, se shkëlqimi nga ekranet me shkëlqim ende i bën ata më të vështirë në sy, modelet e-ink lexuesve janë gjithnjë e më të krahasueshme me shtypjen e stilit të vjetër. Dhe ende leximi mbi to nuk është i njëjtë. Në një studim ende të pabotuar, Anne Mengen nga Qendra e Leximit në Universitetin e Stavangerit në Norvegji, kërkoi vullnetarë për të lexuar një histori misterioze në një tablet “Kindle DX” – e cila ka një ekran e-ink si dhe në formë broshure.

“Ata që e lexuan historinë në letër, ishin më të mirë në rindërtimin e komplotit, sesa ata që e lexuan tek tabletat”- thotë ajo. Ata ishin edhe gati dy herë më të mirë, në vendosjen e 14 ngjarjeve të komplot në sekuencën e duhur. Përse duhet të jetë kështu? Pjesërisht, sugjerojnë Mengen dhe të tjerët, kjo mund të ketë të bëjë me sesa mirë ne mund të ruajmë kujtesën kur kemi lexuar. Në një libër letër apo revistë, ka mjaft të dhëna fizike që na ndihmojnë. Ju mund t’iu kujtohet, për shembull, që një pasazh i caktuar ishte rreth një e treta e faqes në libër, në gjysmë të faqes poshtë në të djathtë.
Por, kur përdorni një lexues elektronik, ju nuk keni ndjesinë fizike sesa i gjatë është ai libër dhe se pozicioni i tekstit në një faqe zakonisht nuk është fiks. Nëse është kështu, ajo mund të na ndihmojë të provojmë rikrijimin e pamjes dhe ndjesinë e një libri të vërtetë – për shembull, me marxhina të mëdha që tregojnë më mirë, sesi janë lexuar shumë faqe dhe sesa mbeten për t’u lexuar. Por tendenca për momentin, është larg nga dizajneve skeuomorfike (që frymëzohen nga modeli origjinal). A kanë rëndësi këto përfundime?

Tek e fundit, kur vjen puna për të lexuar për kënaqësi, disa mund të thonë se ajo që ka rëndësi është angazhimi emocional, në vend të asaj sesa mirë kujtojmë detajet e një komploti. Asnjë ndryshim në reagimin emocional, nuk u gjet në studimin krahasues mes leximit në Kindle apo një libri real. Në një tjetër studim, Mengen u kërkoi 145 studentëve të universitetit të lexonin një tregim për një ngjarje tragjike në një broshurë ose në një iPad.

Kur u tha se ishte një histori e vërtetë, ata që e lexuan atë në një iPad, kishin më pak të ngjarë të përjetonin një ndjeshmëri të rritur ose “transportimin” – ndjenja e përbumbjes në botën e rrëfimit. Ky studim dhe të tjerët, sugjerojnë se ne marrim më shumë nga botimet e shtypura. Gjithësesi, Mangen është e kujdesshme, të mos dalë në konkluzione të gjera të bazuara në studime të vogla, dhe që përfshijnë formate specifike. Dhe pyetja e madhe, nuk është nëse ne marrim më shumë nga leximi i një pjesë të veçantë të shtypur, në vend të një pajisjeje dixhitale.
Është zakon i leximit në një ekran ngjyrash përvoja tonë e leximit në përgjithësi, në çfarëdolloj formati. Shumë vetë shqetësohen, se kultura jonë e tanishme e leximit në internet – me reklama që shfaqen në cepat e faqes, hiperlinke që na tërheqin në gjysmë të rrugës, përmes një historie e kështu me radhë –po minon kapacitetin tonë për vëmendje të qëndrueshme e të nevojshme, për një lexim të thellë, lloji i kërkuar për të lundruar në rrjet dhe ikur nga letërsia e mirrfilltë për shembull. Shqetësime të tilla, kanë nxitur tashmë formësimin e një lëvizje për “leximin e ngadaltë”. Ngjashëm, ekzistojnë shqetësime në lidhje mbi atë, nëse shtypja në vend të të shkruarit, ndryshon mënyrën sesi e trajtojmë dhe e kujtojmë ne informacionin. Me fjalë të tjera, a e bën të ndryshojë mënyrën sesi mendojmë? Për fëmijët e vegjël, përgjigja duket të jetë po. Mësimi i gërmave, duke shkruar ato me dorë, prodhon ndryshime të matshme në aktivitetin e trurit, në krahasim me shtypjen e tyre në kompjuter. Megjithatë, sesa shtypja dhe leximi ndikon tek të rinj dhe të rriturit, është shumë më pak e qartë. Këto janë pyetje të vështira dhe të stërholluara për t’u studiuar, veçanërisht duke pasur parasysh evoluimin e shpejtë të teknologjisë. Por me autoritetet arsimore, që nxitojnë të marrin vendime të mëdha, të tilla si futja e tabletave në klasa apo ndalimin e laptopëve në salla leksionesh, përgjigjet janë urgjentisht të nevojshme. “Është për të ardhur keq, që kaq shumë pozicione të forta janë marrë mbi një bazë të cekët njohurish”- thotë Mangen. Në përpjekje për t’iu përgjigjur pyetjeve të mëdha, ajo është duke udhëhequr një projekt të madh 4-vjeçar të financuar nga Bashkimi Evropian. Evolucioni i Leximit në Epokën Dixhitale (E- Read), përfshin studiues nga 25 vende, dhe do të nisë në fund të këtij muaji.

Ndërkohë, ne gjithashtu duhet të njohim faktin, se ndryshimet në zakonet tona të leximit dhe shkrimit, po nxiten më shumë se thjesht aspektet fizike të të lexuarit, në një ekran apo shtypja në tastierën e kompjuterit, në vend se nga të shkruarit me dorë. Një studim i vitit 2011 nga Betsi Sparou në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, zbuloi se kur njerëzit e dinë se mund ta shohin diçka edhe më vonë, ata kanë shumë më pak gjasa për ta kujtuar atë.

Për më tepër, ata kanë prirjen të kujtojnë sesi ta gjejnë atë, që kanë dashur të mësojmë, më tepër

se informacioni vetë. “Ne kemi ndryshuar kuptimin tonë, mbi atë që dëshirojmë që të mësojmë studentët tanë, apo ajo çka duam të mësojmë vetë, sepse teknologjitë tona thonë se ju mund ta shihni atë”-thotë Naomi Baron nga Universiteti Amerikan në Uashington, autore e librit të ardhshëm “Fjalët mbi ekran:Fati i leximit në një botë dixhitale”.

“Nëse ka një stuhi e madhe dhe nuk ka energji elektrike, lidhja e internetit është prishur, dhe bateritë në kompjuterin dhe iPhone tuaj janë shkarkuar- a do të dini gjë vallë?“. Sokrati dikur ka pohuar se shkrimi, do ta ndryshojë natyrën e dijes. Dhe tani, në moshën e teknologjisë, gjithnjë të pranishme dixhitale dhe aksesin e menjëhershëm në internet, një gjë është krejtësisht e qartë:natyra e dijes po ndryshon përsëri.

■ Shënim: Tiffany O’Callaghan është redaktore e faqes së opinioneve në “New Scientist”
a.g. / www.bota.al