Loading...

Biznesmeni Elton Ilirjani është përfolur shumë në media që në momentin që e deklaroi hapur se ishte homoseksual.

Së fundmi ai ka realizuar një set fotografik ku shfaqej me makeup dhe pozonte si grua. Lidhur me këtë gjë, ai ka folur gjatë një interviste televizive.

Ai ka thënë se i pëlqen të jetë mashkull dhe se fotot ku shfaqej i grimuar i ka bërë për të mbështetur komunitetin LGBT.

Më tej ai ka thënë:

Setin ma ka bërë Fadil Berisha, as unë nuk e kam njohur veten kur kam parë fotografitë. Unë kam zgjedhur të jem mashkull dhe kjo nuk ka për të ndryshuar në jetën time të përditshme dhe profesionale. Përmes tyre kam dashur të mbështes komunitetin LGBT e kryesisht pjesën trans që është më e diskriminuara.’’
Ndër të tjera gjatë kësaj interviste, ai ka treguar se nuk ka pasur asnjëherë mundësi të punësojë një njeri trans gjinor

Biznesmeni më tej është shprehur kështu:

Unë asnjëherë nuk kam parë e as kam pasur mundësi të punësoj një njeri trans në Shqipëri dhe me këto foto dua të tregoj që edhe unë mund të isha trans dhe do të isha po aq i suksesshëm sa tani.’’

Loading...
Loading...
Loading...