Loading...

Një djalë, një vajzë dhe një burrë rreth 50 vjeç vazhdojnë të jenë të bllokuar në brendësi të Kanionit të Holtës në Gramsh.
Faktin e bën të ditur vetë Drejtori i Emergjencave Civile Haki Çako.
Sipas Çakos, janë shpëtuar deri më tani 4 fëmijë, por me tre personat e tjerë nuk ka asnjë kontakt.
Për këtë qëllim drejt Holtës është nisur dhe një grup i specializuar i forcave RENEA.
Ndërkohë është vënë në dispozicion edhe një helikopter.
Turistët u kapën në befasi në brendësi të kanionit si pasojë e prurjeve të menjëhershme të ujit nga shirat e rrëmbyshëm.
Operacioni vazhdon.

Loading...
Loading...
Loading...