Loading...

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë një interviste në emisionin ‘’Opinion’’ është shprehur se nëse i gjithë populli del kundër zgjedhjet të 30 qershorit, policia nuk do të bëjë asgjë.

Sipas asaj që tha Lleshaj policia është për t’u marrë me kriminelët dhe jo me gjithë popullin.

Po ashtu gjatë fjalës së tij, ministri ka theksuar se nëse i gjithë populli ngrihet kundër organizimit të zgjedhjeve me 30 Qershor, policia nuk do të bëjë gjë.

Gjithashtu Sandër Lleshaj ka thënë se policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar.

Pjesë nga biseda:

Sandër Lleshaj: Policia nuk është këtu për të përballuar pasivisht të gjithë popullin shqiptar. Në qoftë se ne kemi këtë ide që i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia do të bëjë asgjë, fare, s’do të merret. Sepse policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar.

Blendi Fevziu: Nëse janë 10-15 përkrahës së opozitës në çdo qendër votimi, prapë është e pamundur.

Sandër Lleshaj: Policia ekziston për t’u marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri.

Loading...
Loading...
Loading...