Loading...

Operacioni i armëve në Elbasan, Lleshaj zbulon pse u mbajt i fshehtë

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar për operacionin e armëve në Elbasan.

Operacioni u zhvillua në fshatin Papër, ku u gjetën një arsenal armësh që dyshohet se i përkasin bandave kriminale.

I pyetur nga gazetarët, se përse u mbajt i fshehtë ky operacion, ministri u përgjigj: “Operacionet e policisë si rregull bëhen të gjitha të fshehta, rezultatet publikohen. Ështe mjeshtëri e vjetër”, tha Lleshaj për mediat teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e godinës së Policisë Kufitare në në Han të Hotit.

Lidhur me këtë ngjarje në Elbasan janë pezulluar 4 policë nga detyra, me akuzën se kanë nxjerrë informacion.

Ndërkaq, Lleshaj është pyetur edhe për trafikimin e 1 ton drogë përmes liqenit të Shkodrës. Lidhur me këtë ministri u shpreh senuk është i informuar, por theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni vazhdon.

“Sa i përket trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Malit të Zi përmes liqenit të Shkodrës apo pikat e kalimit kufitar nuk jam i informuar se janë kapur 1 ton drogë nga maji deri tani. Lufta ndaj trafikut të drogës është një prioritet i Policisë së Shtetit. Ne nuk mund ta konsiderojmë ende të mbaruar luftën ndaj trafikut të drogës por di që kemi shkatërruar në mënyrë thelbësore gjithë rrjetet e kultivimit të cannabisit në Shqipëri dhe gjithë treguesut e këtij viti provojnë faktin që fenomeni është goditur dhe është shkatërruar. Sigurisht ka perpjekje sporadike të cilat po ndiqen me seriozitet të madh nga policia”, tha Lleshaj.

Loading...
Loading...
Loading...