Loading...

Fabio Dushku prej 10 vitesh është duke vuajtur dënimin e tij për disa vepra të ndryshme penale.

Kujtojmë këtu se Dushku është 33 vjeç dhe se është me origjinë nga Mirdita. 33-vjeçari është i dënuar me burgim të përjetshëm për disa vepra të ndryshme penale.

Dënimin e tij, ai po e vuan në burgun e Koridhalos. Së fundmi në një bisedë telefonike nga burgu i Koridhalos, ai treguar se në Greqi ka qenë bashkëpronar i një lokali nate.

Ai tregon:

Në vitin 2001. Me thënë të drejtën nuk kam punuar. Në fillim të 2010-s kam rënë në burg, jam 33 vjeç. Jam dënuar me tre burgime të përjetshme. Nga Mirdita. Jam marrë me punë të ndryshme, por jo kështu, si ta them…. jam marrë me punë të ndryshme. Kam pasur ca biznese. Club nate. Në Athinë në Kalithea.
Në bisedën telefonike për ‘’tv klan’’, ai ka thënë se lokalin e natës e drejtonte bashkë me një grek.

Faboi Dushku është arrestuar në vitin 2010 dhe akuzohet për disa vrasje dhe plagosje të ndodhura në periudhën 2007-2008.

Por, ai nuk i pranon akuzat për të cilat është dënuar me burgim të përjetshëm.

Më tej ai tregon:

Unë jam dënuar për ca vrasje dhe dy organizata si bashkëpunëtor në organizatë terroriste.”
Krahas vendimit me burgim të përjetshëm, Fabio Dushku është dënuar edhe me 5 vite burgim për pjesëmarrje në dy organizata terroriste, “17 Nëntori” dhe “Grupi i Zjarrit.

Loading...
loading...
Loading...