Loading...
Loading...

 

Flori Mumajesi duket se është rikthyer “fuqishëm” në Instagram me ripostimin e videove të tij muzikore ndër vite.

Sigurisht këto kohë Flori është përfolur mjaft për lidhjet e tij romantike me disa prej vajzave më të njohura në showbizz-in shqiptar dhe e kemi të pamundur të mos mendojmë nëse këto ‘rikthime’ janë dedikime.

Ditën e djeshme Flori i është rikthyer këngës “Pa jetë” të publikuar në vitin 2014 dhe një prej këngëve më të pëlqyera për publikun shqiptar.

Në monologun para fillimit të këngës kantautori thotë:

“Në një lidhje ka gjithmonë tundime, sekrete gënjeshtra, kjo është historia ime dhe dikush duhet të largohet nga ky trekëndësh”.

Rikujtojmë se në vitin kur është publikuar kënga aludohej për një lidhje të mundshme mes Florit dhe Elvana Gjatës, e megjithatë duket se këto vargje nuk i dedikohen asaj nëse do të ishte kështu.

I ftuar në “Shiko kush luan”, kantautori ndër shumë këngë të tjera ka pranuar se dhe “Pa jetë” është dedikim.

Mund të themi se ndoshta vargjet i drejtohen këngëtares Soni Malaj me të cilën kantautori ka patur një lidhje disa vjeçare dhe në kohën e publikimit të këngës, Flori ka paditur në gjyq këngëtaren për të drejtat autoriale të disa prej bashkëpunimeve të tyre.

 

Loading...
loading...
Loading...