Loading...

Një stuhi e pazakontë ka përfshirë Veriun e Shqipërisë pas mesnatës së mbrëmshme.

Gjatë stuhisë së mbrëmshme, ka pasur një prezencë tejet të lartë të shkarkesave atmosferike.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar kryesisht në Lezhë, Burrel, Durrës e Shkodër.

Ashtu sikurse shihet në pamjet e mëposhtme të marra nga zona e Shën Gjinit në Lezhë, era e fortë ka marrë përpara ç’i ka dalë përpara, duke “fluturuar” sende të ndryshme mbi makina e biznese.

Po ashtu shumë pemë janë thyer, duke rënë mbi makinat e parkuara në rrugë.

Sipas OSHEE, kjo situatë e paprecedentë ka shkaktuar dëmtimin e rrjetit e furnizimit me energji elektrike.

Në një njoftim të OSHEE lidhur me situatën kaotike të shkaktuar nga stuhia e mbrëmshme thuhet:

Për shkak të motit të keq gjatë natës se mbrëmshme dhe në vazhdim, janë dëmtuar disa linja tension i mesëm dhe rajonet me te prekura nga defektet janë Burreli, Shkodra dhe Durresi (zona e Krujës). Stuhia e natës, e shoqëruar me shkarkesa atmosferike, shkaktoi rrëzim të pemëve mbi përcjellësit elektrik, duke i këputur. Rrjeti është dëmtuar edhe nga materiale të forta për shkak erës. Problematike paraqitet situata edhe në Lezhë. Prej orëve të para të mëngjesit, brigadat e terrenit po punojnë intesivisht për riparimin e defekteve dhe kthimin e gjendjes në normalitet ne kohe sa më të shpejtë”.

Loading...
Loading...
Loading...