Loading...

Një zjarr shpërtheu sot në Krastë të Elbasanit duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha.
Për fikjen e zjarrit u angazhuan reparti zjarrfikës, emergjencat civile në bashki dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Në ndihmë të repartit zjarrfikës në Elbasan kanë mbërritur edhe zjarrfikëse të qyteteve fqinje.
Kjo vatër konsiderohet e rrezikshme, jo vetëm për faktin se po dëmton kurorë e gjelbër, por edhe pse aty pranë ndodhen depot e ujit që furnizojnë gjysmën e qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu në disa gropa dhe tunele mendohet se ka edhe municione të hedhura gjatë vitit 1997 të cilat përbëjnë rrezik shpërthimi.
Krasta konsiderohet mushkëria e qytetit të Elbasanit. Por gjatë viteve të fundit fatkeqësisht është goditur nga disa zjarre. Zjarri më i madh ishte ai i gushtit të vitit 2017 kur pothuaj e gjithë kurora u përfshi nga flakët duke shkaktuar dëme të mëdha.

Loading...
Loading...
Loading...