Loading...

Këto janë disa nga fotot e operacionit të shpëtimit të furgonit që ra sot pasdite në një lartësi rreth 200 m në lumin Shkumbin.
Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Çezma e Myftarit në afërsi të Librazhdit.
Siç shihet rrjedha e lumit ka vështirësuar ndërhyrjen e forcave policore për të ndihmuar shoferin e furgonit për të dalë nga mjeti.
Forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar për në spital.

Loading...
loading...
Loading...