Loading...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku persona të paidentifikuar i kanë vendosur tritol një eskavatori në përdorim nga qytetari me inicialet V. N.

Kanë qenë dëshmitarë të cilët kanë raportuar në redaksinë e SYRI.net, duke sjellë edhe foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas tyre, shpërthimi ka ndodhur në zonën e njohur si Fushë Lopë.

Persona të pa identifikuar, mbrëmjen e dy ditëve më parë kanë shkuar ku ishte eskavatori dhe i kanë vendosur një sasi të konsiderueshme tritoli.

Siç edhe shikoni në foto, shpërthimi e ka bërë të papërdorshëm mjetin e punës.

Loading...
Loading...
Loading...