Loading...

Policët në Gjermani kanë pasur një detyrë të “rëndësishme” në vitin 1920. Ata duhet të masnin gjatësinë e fustanin të grave dhe vajzave që ecnin një rrugë. Asokohe, një centimetër më pak mund t’i kushtonte shumë një femre në rrugët e Gjermanisë.
Një ligj specifik ka pasur edhe në Amerikë për veshjen në plazh. Në vitin 1920 çdo plazh kishte kodin e tij të veshjes dhe shkelja e tij të çonte në burg. Nëse burrat mendonin se gratë nuk i kanë mbuluar sa duhet këmbët e tyre, metri maste dhe jepte verdiktin përfundimtar.

Të shumta kanë qenë rastet kur gratë dhe vajzat amerikane që kanë tentuar të refuzojnë zbatimin e rregullit, janë arrestuar me akuzën e mosbatimit të veshjes së rrobave të duhura të plazhit.

Loading...
Loading...
loading...