Loading...
Loading...

 

Sipas ISHP rreth 14 mije persona jane te prekur nga viruset gripale dhe 27 mije me fruth, ne vendin tone. Ndryshimi i menjëhërshëm i tempretaurave ndikon edhe në shëndetin e njerzve. Por Drejtoria Rajonale e shëndetit Publik në Elbasan i ka marrë të gjitha masat dhe është gjetur e përgatitur në këtë situatë.

Sipas drejtuesit Xhevahir Budanit, në të 26 qendrat shëndetësore në bashkinë Elbasan, Cerrik dhe Belësh janë paisur me medikamentet kryesore. Që prej 15 Nëntorit ka nis shpërndarja e vaksinës së gripit dhe fillimisht është fokusuar tek fëmijet, të sëmurët kronik dhe të moshuarit. Sa i përket ISHP për rastet e fruthit Z.Budani bën me dije se në Elbasan nuk ka ende asnjë rast.

Shtyrja në kohë e vaksinës “MMR” që bëhet te bebet një vjeç, apo refuzimi i saj, kanë bërë që në vendin tonë të ketë raste me fruth, ndonëse jo në përmasat e një epidemie. Shqipëria renditet në vendin e 6 në Europë për nga numri i të prekurve nga fruthi. Viti që u mbyll shënoi 1.376 raste, ndërkohë që vetëm javën e parë të janarit ka pasur raste të reja, kryesisht te fëmijët e vegjël nën 2 vjeç.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive u bën thirrje prindërve të shmangin sa të mundin Urgjencën e Pediatrisë dhe të drejtohen te pediatri pranë Qendrës Shëndetësore, në mënyrë që bebet e tyre të mos bien në kontakt me virusin e fruthit.

Nga ana tjetër kërkohet vaksinimi ndaj fruthit, e në të gjithë institucionet arsimore, si çerdhe e kopshte, është kërkuar të mos pranohet asnjë fëmijë që nuk ka bërë vaksinat. Elbasaninews

Loading...
loading...
Loading...