Loading...

Çdo vit, ura e fundit e Inkasve, e bërë prej bari, hidhet në tokë dhe thuret nga e para, për t’u përdorur mbi lumin Apurimak, në rajonin Kusko të Perusë.

Ura Kuesaçaka thuret me dorë dhe ka funksionuar kështu për të paktën 600 vite.

Dikur ka qenë pjesë e një rrjeti jetik që lidhte qytetet më të mëdhenj të perandorisë Inkase, dhe u shpall Trashëgimi Botërore nga UNESCO në vitin 2013.

Fshatarët nuk përdorin asnjë mjet pune modern

Tradita është kaluar brez pas brezi, dhe të rriturit mblidhen çdo vit për t’i dhënë jetë urës së re.
Burrat marrin litarët e hollë dhe i thurin në litarë të trashë që do të mbajnë peshën kryesore. Secili nga gjashtë litarët kryesorë ka 120 litarë të hollë.

Katër prej gjashtë litarëve kryesorë do të shërbejnë si dyshemeja e urës.
Përfundimi i ndërtimit të urës shoqërohet me festime

Loading...
Loading...
Loading...