Loading...

Çdo gjë ka mbetur në të kaluarën për banorët e fshatit Selcë e Vogël në Memaliaj. Vitet nuk kanë sjellë asnjë ndryshim pozitiv për fshatin 45 kilometra larg njësisë administrative Lutfinjë.

Mungesa e infrastrukturës rrugore i detyron banorët të përdorin vetëm kafshët për të udhëtuar pasi prej vitesh asnjë makinë nuk është parë në fshat. Mungesa e ujit, energjisë, shërbimit mjekësor i ka detyruar të rinjtë ta braktisin zonën duke mbetur vetëm 6 familje nga 100 që e popullonin dikur.

Çuditë nuk rreshtin në fshatin e harruar Selcë e Vogël. Veterineri i fshatit është shndërruar në mjekun që iu gjendet pranë banorëve, duke iu bërë injkesionet të moshuarve të sëmurë, të vetmit që nuk janë larguar.

E vetmja herë kur qeveritarët kujtohen për fshatin e tyre sipas banorëve është ajo e fushatave elektorale.

Kërkesat e banorëve janë bazike, shërbim mjekësor, ujë, energji dhe rrugë, të cilat do i bënin të shpresonin për një jetë më të mirë e për të mos e braktisur fshatin.

Loading...
Loading...
Loading...