Loading...

fshati milionereve

banorët e një fshati kanë vendosur me referendum që të mos lejojnë rtefugjatë në territorin e tyre.

Ai ndodhet në Zvicër dhe quhet Oberwil-Lieli. Konsiderohet si fshati më i pasur, por edhe i bukur në botë. Aty jetojnë rreth 300 milionerë.

Së fundmi ata kanë votuar në një referendum, kundër shkeljes në këtë zonë, të azilkërkuesve. Ata kanë votuar se kush shkel në këtë fshat si azilkërkues, duhet të paguajë 200 mijë euro gjobë.

Banorët thonë se kanë frikë se gratë dhe fëmijët e tyre mund të sulmohen seksualisht, ndërkohë që do iu prishej edhe qetësia e jetës së tyre.

Në këtë fshat shkalla e kriminalitetit është zero. “Ne nuk i duam ata këtu, është e thjeshtë”, thotë një banor. “Ne kemi punuar shumë gjatë gjithë jetës sonë dhe nuk duam të na prishet ky fshat i bukur. Refugjatët nuk janë të mirëpritur këtu”, ka thënë një tjetër.

Ky fshat është një vend idilik, me rrugë të pasta, kopshte të bukura, shtëpi modern dhe pamje mahnitëse. Një shtëpi në këtë fshat kushton të paktën 1 milion euro.

Oberwil-Lieli ndodhet 10 kilometra larg Zyrihut.

Loading...
Loading...
Loading...