Loading...

Fshati Madhesh në Njësinë Administrative Ulëz në Bashkinë e Matit ka 20 vjet pa energji elektrike.

Kjo është çudia e radhës shqiptare, pasi ky fshat ndodhet vetëm 1 km larg hidrocentralit të Shkopetit.

Mungesa e energjisë elektrike nuk është i vetmi problem në këtë fshat. Gjithashtu ura që i lidh me rrugën nacionale është e dëmtuar.

Ky fshat është shpopulluar thuajse në masën 100%, ndërsa më parë aty jetonin 20 familje. Sipas banorëve që prej vitit 1990, askush nuk ka investuar në rrjetin e energjisë.

Banorët kanë braktisur shtëpitë e tyre, por e lënë të hapur mundësinë për t’u rikthyer sërish, nëse do të investohet.

Ata shprehen se shtëpitë e tyre mund t’i restaurojnë dhe t’i kthejnë në bujtina për turistët.

Për ta ura ka qenë problemi më i madh që i ka mbajtur të izoluar, ku gjithashtu janë regjistruar një sërë aksidentesh.

Loading...
Loading...
Loading...