Loading...

Një fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka humbur jetën Qazim Basha, e ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë Besim Karaj e Ermir Zyflia.

KRUJË- Një aksident i rëndë është regjistruar në në rrugën e Qafështamës në Krujë, ku një person ka humbur jetën e ndërsa dy të tjerë janë plagosur rëndë.

Mjeti tip fuoristradë me targa AA 658 BO ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Për pasojë ka humbur jetën Qazim Basha 52 vjeç. Ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë Besim Karaj 56 vjeç e Ermir Zyflia 32 vjeç i cili është dëguar në spitalin Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nuk dihet ende shkaku i këtij aksidenti, policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet.

Loading...
Loading...
Loading...