Loading...

Një gruaje nga Venecia i ka ndodhur një ngjarje që s’ka për ta harruar kurrë.

Silvia Moro, vendosi ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, ku pas disa minutash ndjeu një erë të pazakontë që vinte nga kuzhina.

Kjo pasi ajo asnjëherë nuk kishte nuhatur më parë një aromë të 40 mijë eurove që digjeshin.

Bashkëjetuesi i saj kishte fshehur 40 mijë euro në furrë dhe nuk i kishte thënë gjë.

Alberto Vazzoler, njihet si sipërmarrës i njohur në zonën San Dona di Piave në Venecia dhe është i akuzuar për riciklimin e miliona eurove jashtë Italisë.

Policia e zbuloi lajmin e djegies së eurove përmes përgjimeve telefonike, ku zonja po i tregonte motrës së vet atë që i ndodhi.

Loading...
Loading...
Loading...