Loading...

Lajm i hidhur për futbollin e Tiranës dhe Kombëtares. Ndahet nga jeta Fatmir Frashëri një nga ikonat e futbollit bardheblu dhe Kombëtares tonë. Frashëri vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë e cila më pas i ka marrë edhe jetën. Ndërsa para disa vitesh ka kaluar edhe një infarkt kardiak. Fatmir Frashëri u rrit te të rinjtë e Tiranës dhe veshi fanellën bardheblu nga viti 1958 deri në 1972-shin, me përjashtim të periudhës 1962-1964, kur u aktivizua me Partizanin.

Frashëri, lindi më 3 prill të vitin 1941 dhe ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë të Shqipërisë. Ai ka marrë disa dekorata si “Mjeshtri i Madh” apo “Mjeshtër i Merituar”. Si futbollist është shpallur 4 herë kampion me Tiranën, ndërsa si trajner 1 herë me Dinamon.

Loading...
Loading...
Loading...