Loading...

Shumë herë ekipet shqiptare bien pre e sulmeve raciste, por edhe e dhunës, për shkak të kombësisë. Për ekipin shqiptar të Luginës së Preshevës, këto ngjarje të shëmtuara në futboll po përsëriten në mënyrë sistematike.

Në ndeshjen e fundit, lojtarët shqiptarë janë bërë pre e dhunës fizike. Vetë klubi nëpërmjet një postimi ne rrjetet sociale ka denoncuar rastin, duke thënë se aryset e rrahjes barbare janë për shkak të origjinës së tyre.

Sipas klubit, në ndeshjen ndaj Levsojës, futbollistët janë sulmuar në pabesi dhe gjithçka ishte e orkestruar.

Më tej në reagim thuhet se gjatë gjithë ndeshjes, janë dëgjuar kore fyese për kombësinë, gjuhën dhe fenë.

Klubi i ka bërë thirrje organeve të dretësisë dhe mediave, që ta çojnë problemin në organe më të larta.

Gjithashtu në reagim thuhet se të drejtat e shqiptarëve në këtë zonë të Serbisë janë të mjerueshme dhe lojtarët nuk kanë siguri.

Reagimi i plotë

Sulm fizik me paramendim, ndaj futbollistëve te klubit “Lugina” në Levosojë! Duke parë sukseset e klubit Lugina që tani e disa vite në Lugin të Preshevës e më gjërë , klubi Lugina përskej problemet e gjëra që ka , në gjiron e fundit ndaj Levosojes , futbollistet e Lugines sulmohen në pabesi gjatë ndeshjes në mënyre të orkestruar nga klubi vendas . Duke ditur cilësin e futbollistëve që ka klubi , ekipi vendas kishte pregaditur skenar që nga fillimi i ndeshjes, që mënyra e vetme ta ndalonte fitoren e Lugines ishte perleshja fizike ndaj futbollisteve në menyrë tinxare . Siç e cekem dhe më larte ishte e gjitha e orkestruar dhe nder qëllimet kryesore e sulmit fizik ndaj klubit Lugines ishte dhe kombësija Shqiptare klubit. Gjatë gjithë lojës futbollistet kundërshtar dhe publiku në vazhdimësi kanë fyrë baza Kombëtare, gjuhën, dhe fetare. Prandaj ju bëjmë thirrej organeve të Drejtësis, organeve Komunale dhe medijave që këtë rastë tinxar në dëmë të vetmit klub Shqiptar ta shqyrtojn në organ më të larta. Ngjarjet që kan ndodhur sot dhe kohë më parë në ndeshjet tjera si misafir klubi Lugina nuk ka siguri për ndeshje, dhe kjo tregon se të drejtat e Shqiptareve në këtë pjesë janë në gjendje të mjerushme. Klubi Lugina , do te jene gjithmone prane futbollisteve ne cdo lloj rasti , e ne cdo lloj vendimi .

Loading...
loading...
Loading...