Loading...

Pasi shkuan deri në finalen Championsit ku humbën me Liverpoolin, lojtarët e Tottenhamit po shijojnë ditët e pushimit.

“Ylli” i ekipit, Dele Ali ka përjetuar disa momente paniku, teksa ndodhet me pushime së bashku me të dashurën e tij seksi, Rubi Mae.

Sulmuesi anglez ka humbur ndjenjat, teksa ishte duke marrë rreze në plazh.

Shkak është bërë vapa e madhe.

Kjo situatë e krijuar ka alarmuar tej masa të dashurën e mesfushorit, e cila ka lajmëruar menjëherë 2 burra për ta ndihmuar.

Këta të fundit kanë arritur të sjellin në vete futbollistin e Totenhemit, teksa e kanë shoqëruar më pas drejt rezidencës së tij.

Ky moment nuk iu ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto nga ajo që ndodhi në Mikono.

Loading...
Loading...
Loading...