Loading...

Një 25-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia mbrëmjen e djeshme. Islam Xhaferri dyshohet se ka kryer veprime seksuale ndaj një të miture.
Ky i fundit futi në makinë me dhunë një nxënëse të klasës së 7-të të shkollës në Kodër Kamëz.

Më pas ai e ka çuar në hotel ku ka kryer veprime seksuale. Për fat të mirë, e mitura ka arritur që të shpëtojë nga duart e tij.

Ajo i ka treguar për ngjarjen e rëndë prindërve të saj.

Në dëshminë e dhënë për policinë, ai ka mohuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, por ka rrëfyer se i pëlqente si fizik dhe kjo ishte arsyeja që e kishte ftuar në makinë.

I arrestuari shprehet gjithashtu se vajza e mitur ka shkuar me dëshirën e saj, ndërsa kur ai ka mësuar moshën i ka kërkuar të largohet.

Xhaferri ka thënë:

Me vajzën nuk kam abuzuar seksualisht. Me pëlqente si fizik dhe e ftova në makine. Erdhi me dëshirën e saj. Kur shkuam në hotel e pyeta për moshën dhe kur e mësova se ishte e mitur i thashë të largohej.”

Loading...
Loading...
Loading...