Loading...

Ndeshja e djeshme mes Kamzës dhe Teutës u ndoq nga rreth 1200 të pranishëm, prej të cilëve rreth 50 ishin të ardhur nga Durrësi. “Panorama Sport” sjell disa nga pikantet e takimit. Ultrasit e Kamzës, të gjendur përballë diellit, e kanë ndjekur ndeshjen të zhveshur dhe pa bluza, ndërsa mbështetësit e Teutës kanë qenë mjaft aktivë.

Në tribunën VIP, ka munguar kryebashkiaku Mziu, por kanë qenë të pranishëm dy presidentët Qarri e Hasanbelliu.

Moment interesant ka qenë ai i minutës së 28-të, kur topi ra në një ballkon të katit të tretë në pallatin ngjitur me stadiumin, por i zoti i shtëpisë nuk e jep, duke thënë: “Unë jam te shtëpia, topin ma solli perëndia”. Gjithashtu, 3 topa të tjerë fluturuan jashtë.

Loading...
Loading...
Loading...