Ka ende pak shpresë në kancelaritë e vendeve arabe pro-perëndimore. Jo lidhur se “kur” do të bëhet lajmërimi i shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, por “ku”.

Donald Trump mund të nxjerrë nga cilindri njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, por vetëm në “Perëndim”. Dhe mund t’iu japë palestinezëve ndonjë garanci të vogël mbi kryeqytetin e tyre në një pjesë periferike lindore të Qytetit të Shenjtë.

Një “riekuilibër” që mund të evitojë katastrofën. Ndryshe për vendet që kanë firmosur paqen me Izraelin, nën rrezikun e terrorizmit islamik, rrezikohet të shkohet 20 apo 40 vite pas dhe të përfundohet përballë “frontit të rezistencës” i drejtuar nga Irani, të cilit i është bashkuar me gjithë fuqinë e saj edhe Turqia.

Fronti ekstremist po përgatitet tashmë për “betejën e Jeruzalemit”.

Palestinezët kanë paralajmëruar tre “ditët e zemërimit” që nisin që sot, ndërsa forcat e sigurisë izraelite janë në alarm, gati për të çuar në Bregun Perëndimor dhe rreth objektivave amerikanë, ndërsa autoritetet amerikanë kanë urdhëruar qytetarët e tyre të “evitojnë Qytetin e Vjetër”.

Priten përballje të ashpra dhe të gjata. Kriza ka ribashkuar fraksionet palestineze. Nesër në Gaza, Hamas do të sjellë ne shesh mijëra mbështetës në 30-vjetorin e themelimit të organizatës; në Ramallah të gjitha fraksionet politike do të marshojnë kundër Trump.

Në një klimë të ndezur, në Aman, Kiro, dhe Riad, nuk e kuptojnë dot sensin e zgjedhjes amerikane. Të prekësh butonin Jeruzalem, i konsideruar kryeqyteti “unik dhe i pandashëm” nga shteti hebraik është si tu japësh një dhuratë vetë ekstremistëve.

Më i shqetësuari, që burimet diplomatike e përshkruajnë si mjaft të “zemëruar” është mbreti Abdullah i Jordanisë, që po përjeton momente të stuhishme me Izraelin, me ambasadën izraelitet të mbyllur prej muajsh pas të shtënave në 23 korrikun e kaluar që përfunduan me vdekjen e dy jordanezëve.

Jordania ishte shteti i dytë arab që njohur shteti hebraik pas Egjiptit.

Një bombë vendimi i Trumo që mund të plasë në një vend ku gjysma e popullsisë është me origjinë palestineze, dhe ku ka 700 mijë refugjatë sirianë, mes të cilëve ka të infiltruar celula të fjetura të Isis Al-Qaeda-s.

Shteti tjetër që është vënë në siklet është Arabia Saudite. Princi i kurorës Muhamed bin Salman ka thyer të gjitha tabutë. Vizitoi Izraelin “in incognito”, duke hapur në mënyrë të qartë mundësinë e njohjes zyrtare të shtetit hebre. Ai vuri me shpatulla pas murit presidentit palestinez Abu Mazen të cilin e detyroi të pranonte planin e paqes në përputhje me propozimin saudit të vitit 2002.

I nevojitet një aleancë e çeliktë me Izraelin dhe Amerikën për të organizuar një kundërsulm në rajon kundër Iranit. Por asnjë lider saudit, ruajtës i “Xhamive të Shenjta”, Mekës dhe Medinës nuk mund të lejojë “shitjen” e selisë së Xhamisë Al-Aqsa. Kështu mbreti Salman ka telefonuar Trump dhe e ka këshilluar të heqë dorë nga “provokimi flagrant” që do të “irritonte ndjenjat e të gjithë myslimanëve në botë”.

Me një gjuhë të qartë, por ende miqësore, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka cilësuar Jeruzalemin si “vijën e kuqe” e myslimanëve. Lideri turk rikthehet në një terren që e njeh mirë, atë të “mbrojtësit të islamit” dhe në drejtim të vendeve arabe myslimane. Një terren që e afron më shumë me Iranin, një rival i pastër shit. Presidenti Hassan Rohani i mbajti menjëherë ison, duke ftuar “të gjitha vendet islamike” të presin marrëdhëniet me Izraelin.

Për Republikën islamike të themeluar nga Khomeini rasti është i papërsëritshëm. Rihyri në lojërat e Lindjes së Mesme me luftërat në Siri dhe Irak, ku njësitë e tyre ushtarake ishin vendimtare në mundjen e grupeve xhihadiste. Ndërsa tani ka nevojën të rilidhet sërish me fuqitë suite. Ia ka arritur pjesërisht me Turqinë. “Beteja për Jeruzalemin” mund të çojë në krahët e Iranit shtete të tjera arabe.

Në mbledhjen e ligës arabe në Kajro u pa një Abu Mazen i përkëdhelur siç nuk ishte parë vitesh. Sekretari i përgjithshëm Ahmed Aboul Gheit njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e administratës Trump do të inkurajonte fanatizmin dhe dhunën dhe nuk do t’i shërbente aspak procesit të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Presidenti palestinez i kërkoi Papa Françeskut të ndërhyjë tek Shtëpia e Bardhë. Më pas mori një telefonatë nga lideri rus Vladimir Putin, i cili i ka thënë që statusi i qytetit duhet vendosur “vetëm më anë të tratativave mes Izraelit palestinezëve”.

Cari që prej kohësh është shpallur si mbrojtës i kristianëve në Siri, ka përpara një tjetër “mundësi strategjike”. Vështirë ta imagjinosh së nuk do ta shfrytëzojë”./La Stampa/ Pëgatiti: Dita

 

loading...