Loading...
Loading...

Gazetari meksikan, Jesus Eugenio Ramos Rodriguez ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm.

Mësohet se ai është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke ngrënë mëngjes.

Sipas mediave meksikane personat, që kanë qëlluar drejt gazetarit ende nuk janë identifikuar. E ditur bëhet se Rodriguez ishte moderator i një emisioni radiofonik, i cili transmetohej dy herë në javë.

Ai është gazetari i dytë që është vrarë gjatë këtij viti në Meksikë.

CNN ka shkruar se organizata “Reporterët Pa Kufij” ka ngritur alarmin se gazetarët më të rrezikuar në Meksikë janë ata që raportojnë për korrupsionin politik dhe krimin e organizuar.

Po ashtu e ditur është bërë se gazetari është qëlluar me breshëri plumbash dhe ka gjetur vdekjen në vend.

Loading...
loading...
Loading...