Loading...

Çifti më i komentuar i showbizit Marina Vjolllca dhe Getoar Selimi prej javësh ndodhën me pushime.

Në fillim çifti tregoi se po kalonin disa ditë pushimi në ishullin Barbados, duke na sjellë disa foto mjaft interesante.

Por nuk janë mjaftuar me kaq.

Ata së fundmi janë zhvendosur në një tjetër parajsë mbi tokë, atë të Antigua.

Ky vend njihet gjithashtu për plazhet ekzotike të vendosura midis Oqeanit Atlantik dhe Detit të Karaibeve.

Dhe reperin e ka gjetur ditëlindja në këto parajsa mbi tokë dhe nuk kishte si të mungonte dhe urimi i bashkëshortes së tij Marinës.

Me një pamje nga perendimi i diellit dhe të përqafuar moderatorja ka shkruajtur:

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Bashkëshorti im, shoku im, gjithçka e imja. Ti je gjithë bota për mua”.

Loading...
Loading...
Loading...