Loading...

Ditët e verës vazhdojnë të jenë me temperatura të larta.

Por pasditja e sotme pritet që të freskohet. Kjo për shkak se mund të ketë reshje lokale shiu në vend.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ditën e sotme pritet të ketë reshje lokale shiu, e në zona të caktuara edhe shtrëngata.

Parashikimi i motit për ditën e sotme:

Ditën e sotme në përgjithësi, priten reshje të dobëta, kryesisht të karakterit lokal.

Ekziston mundësia që në zona shumë të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre, gjatë pasdites së sotme. Kjo mundësi do të vazhdojë që të jetë në rënie.

Temperaturat

Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 33 °C

në vendet malore: 16 / 28 °C

Era

Sot era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Loading...
Loading...
Loading...