Loading...

Një grua shqiptare është arrestuar nga policia italiane në një akuzë që mund të quhet e çuditshme.

Gruaja e moshës 54 vjeç, u arrestua pasi në vend që ti kthente maçokun e gjetur në rrugë një zonjë italiane, i kërkoi fillimisht një shpërblim, gjë që kjo e fundit nuk kishte pranuar.

Maçoku i bukur, katër vjeçar, i rracës Tigruz, u gjet nga gruaja shqiptare ndërsa po endej në rrugë.

Por në vend që ta kthente, shqiptarja vendosi të kërkonte një shpërblim nga e zonja për maçokun.

Ngjarja ka ndodhur të dielën e kaluar.

Policia në bashkëpunim me një ndërmjetëse rumune organizuan një kurth për shqiptaren, duke i dorëzuar kësaj të fundit 300 euro nga 1 mijë euro që kërkonte për kthimin e maçokut në shtëpi.

Loading...
Loading...
Loading...