Loading...

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Meina të Italisë.

Festim Brankallari, 38 vjeç, me banim në Arona, u gjet i mbytur në ujërat e liqenit Maggiore.

Shqiptari ishte futur në ujë për të nxjerrë në breg një varkë me pedale, e cila ishte në mes të liqenit e spostuar nga era. Ai humbi jetën duke u përpjekur ta zhvendoste në breg.

Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u nxor pas disa orësh kërkime nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.

Mediat italiane raportojnë se kanë qenë disa turistë që kanë lajmëruar autoritetet pasi e kanë parë shqiptarin që po përpiqej të shpëtonte, por që nuk ia ka dalë.

Loading...
loading...
Loading...