Loading...

Për vetëm 24 orë janë gjetur tre viktima në një nga plazhet më të frekuentuara, veçanërisht nga turistë të huaj. Pas trupit të viktimës së parë të gjetur të shtunën pasdite, janë gjendur këtë të dielë dhe dy viktima të tjera. Viktima e parë mendohet të jetë emigrant pasi ne xhepin e tij ju gjet edhe nje kartë telefoni turke. Të tre viktimat janë gjetur në shtetin fqinjë Greqi, në ishullin e Rodosit.

Sipas mediave greke viktima që u gjet këtë mëngjes në Faliraki kishte veshur një xhaketë të zezë dhe një kostum të zi, ndërsa trupi i gjetur dje ishte rreth 1.80 metra fizik normal, veshur pantallona të zeza , rrip të zi, këpucë të zeza sportive, këmishë të bardhë.

Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit për të bërë identifikimin e viktimave, ndërsa trupat e tyre janë transferuar për ekzaminim nga mjeku ligjor.

Loading...
loading...
Loading...