Loading...

Vihet në pranga Hasan Kanaçi 48-vjeç, personi i cili ndihmoi nga brenda grabitësit e miliona eurove në datë 9 prill në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë gjatë ndalimit të tij janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme vlerë monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë, e cila dyshohet se është një pjesë nga shuma e parave të grabitura në Rinas.

Gjatë operacionit të policisë janë sekuestruar në total më shumë se 100 mijë euro, pjesë më e madhe e të cilave janë gjetur në banesën e Hasan Kanaçit, ndërsa pjesë tjetër janë gjetur të fsheura në disa objekte të ndryshme.

I arrestuari si bashkëpunëtor i grabitësve është një pjesëtar i stafit në pjesën cargo (zona ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave). Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.

Prokurorët e kësaj dosjeje prej katër ditësh janë duke marrë në pyetje pjesëtarë të stafit në aeroport dhe kompanisë së sigurisë në aeroport (ICTS). Operacioni i nisur që nga pasditja e të premtes vijon edhe ditën e sotme.

Nga ky hetim është zbuluar edhe përfshirja e personave të tjerë të cilët tashmë janë shpallur në kërkim.

Në grabitjen e ndodhur në Rinas në datën 9 prill u morën miliona euro në vetëm pak minuta, teksa grabitësit u futën në pistë me një fugon të modifikuar ‘hetimi tatimor’.

Pas largimit të grabitësve gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë u vra Admir Murataj i cili dyshohet se ishte edhe organizatori i kësaj vjedhje spektakolare.

Deri më tani policia ka vënë në pranga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në grabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.

Pas ngjarjeve në datë 20 prill policia mori kontrollin në sallën e kamerave duke nisur zbatimin e masave shtesë.bw

Loading...
Loading...
Loading...