Loading...

Policia italiane ka mundur të gjejë gruan shqiptare të italianit që u gjet në fund të liqenit, pas 14 vitesh i zhdukur.

Elva Kurti, gruaja shqiptare e Rosario Tilotta, u gjet në Malin e Zi, pas dyshimeve të karabinierisë se gruaja ka lidhje me zhdukjen e italianit në vitin 2004.

Kurti ishte larguar nga Italia në vitin 2007, ndërkohë që dyshimet ndaj saj u rritën pasi denoncimin për zhdukjen e bashkëshortit e kishte kryer vetëm disa javë pas largimit të tij të papritur.

Rosario Tilotta, u zhduk në vitin 2004,

Vëllai i tij Diego thotë se ai shpenzonte shumë para dhe besonte se ishte përfshirë në punë të pista, ku një nga pistat mund të jetë edhe likujdimi nga mafia.

Makina e tij Ford Fiesta, u gjet në fund të liqenit nga disa zhytës profesionistë në thellësinë 80 metra.

Karabanierët kanë pikasur një trup të dekompozuar brenda makinës dhe besojnë se i përket shtetasit të zhdukur Rosario Tilotta

Ndërkohë, gruaja e tij, pasi ka vendosur kontaktet me karabinierët e Bergamos pritet të kthehet në Itali ku do të japë dëshminë.

Kufoma e dekompozuar e një italiani 59 vjeçar, të quajtur Rosario Tilotta, i zhdukur në vitin 2004, dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali.

Zbulimi i trupit të viktimës

Ata denoncuan menjëherë në Polici, ku u shprehën se na makinën e zhytur 80 m në fund të liqenit kishin parë një kufomë.

Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta i cili njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Për më tepër që zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale për likujdimet e saj.

Vëllai i tij pas mësimit të lajmit, është i bindur se i vëllai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë.

Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cila ia sillte në shtëpi një shqiptar.

Madje sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij, ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur.

Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vitë më e re se ai.

Ajo që i bën të dyshojë edhe më shumë karabinierët është fakti se nga momenti i zhdukjes, është dashur disa javë që gruaja të kryente denoncimin

Loading...
Loading...
Loading...