Loading...

 

Djali i madh i këngëtares Tina Turner, Craig Raymond Turner, u gjet i pajetë, teksa mediat e huaja thonë se kemi te bejme me një vetëvrasje të dukshme. Ai ishte 59 vjeç.

Departamenti i Kontrollit të Mjekësisë në Los Anxhelos konfirmoi lajmin se djali i këngëtares zvicerane të lindur në Amerikë u gjet i vdekur të martën pasdite në shtëpinë e tij në Studio City, Kaliforni, me një plagë arme. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje.

Craig ka lindur në vitin 1959 si fryt i lidhjes së Tina Turner dhe të dashurit të saj Raymond Hill, një saksofonist për grupin Kings of Rhythm.

Craig punonte së fundmi si agjent i pasurive të patundshme në Luginën e San Fernando.

Vetëm disa orë para ngjarjes së trishtë, Tina, 78 vjeç, u pa të merrte pjesë në shfaqjen e Giorgio Armani në Javën e Modës Haute Couture në Paris.

 

Loading...
Loading...
Loading...