Loading...
Loading...

Një 14-vjeçar është gjetur i pajetë nga prindërit në dhomën e tij, në Milano të Italisë.

Igor Maj mësohet se ka mbytur veten me një litar alpinizmi.

Për të mësuar më shumë rreth arsyeve të ngjarjes, prindërit kontrolluan kompjuterin e tij dhe zbuluan fakte tronditëse.

Igor, një amator alpinist, ka shkuar larg në sfidën e “blackout”, një praktikë që konsiston në privimin nga ajri për periudha gjithnjë e më të gjata, deri në humbje të ndjenjave dhe më pas rimarrjen e vetes sërish.

Në këtë pikë, prindërit ngrenë apelin: Ndihmoni fëmijët tanë.

Nga kontrolli i kompjuterit dhe telefonit të djaloshit, del në pah se ai ishte lidhur me disa rrjete ku luhej “blackout”, që çon të rinjtë deri në privim nga oksigjeni.

Një lojë shumë e rrezikshme dhe po aq e përhapur tek të rinjtë. Prindërit e Igor kanë vendosur të shpërndajnë emrin dhe foton e birit të tyre, deri sa të mos përsëriten më kurrë raste të tilla.

“Bëni të pamundurën për t’i treguar fëmijëve tuaj se mund të flasin gjithnjë me ju, për çdo budallallëk që u vjen në mendje. Bëjini një guidë që t’i ndihmojë të kuptojnë se cilat rreziqe nuk kanë marrë në considerate”, kanë thënë ata.

Për blackout-in ishte folur edhe në shkurt, kur një 14-vjeçar u gjet në grahmat e fundit të jetës në banjon e shtëpisë në Tivoli, provincë e Romës, me kabllon e Playstation-it të shtrënguar në fyt dhe vdiq disa ditë më vonë.

 

Loading...