Loading...

Policia ka arritur të sigurojë një letër në makinën e Ardian Kukës, 37 vjeçarit, që një ditë më parë vrau me 6 thika në zemër bashkëshorten e tij, ndërsa sot u gjet i mbytur në plazhin e Sektorit ‘Rinia’ në Durrës.

Në të ai shkruan se e vrau bashkëshorten pasi ajo kishte filluar të vishej bukur dhe me klas, duke dyshuar për ndonjë lidhje jashtëmartesore.

Ky është thelbi i letrës që është gjetur në sediljen e makinës së autorit, ndërkohë Policia tashmë e ka të qartë edhe motivin e krimit. Xhelozia mendohet të jetë arsyeja kryesore e krimit që ndodhi në Durrës.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të djalit 8-vjeçar të çiftit. Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur rëndë, u transportua drejt Spitalit të Durrësit nga dy vëllezërit dhe djali i saj, por, fatkeqësisht, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ajo ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:20, në Lagjen nr.15 të Durrësit, në banesën e çiftit Kuka.

Menjëherë pas krimit, burri u largua nga vendi i ngjarjes, teksa u gjet sot i mbytur. Sipas Policisë, i dyshuari Ardian Kuka pas një debati për motive xhelozie, ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Hazbie Kuka.

Loading...
Loading...
Loading...